Miracle dhe Testimony Ayeni janë binjake nga Nigeria të cilat ishin të ngjitura me njëra tjetrën. Binjaket të cilat mbushën 1 vjeç sot, arritën të ndaheshin pas një operacioni 18 orë në spitalin e fëmijëve Le Bonheur. Vajzat mund të mbijetonin vetëm nëse do ndaheshin dhe kjo arrit falë doktorëve të këtij spitali në Tenesi, Sh.B.A të cilët e kryen operacionin pa asnjë kosto.