Një lajm i trishtë ka ardhur për industrinë e filmit pasi aktori i “The Carol Burnett Show” dhe “Gunsmoke”, Lyle Waggoner, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Sipas mediave të huaja ka qenë djali i Waggoner-it ai i cili ka treguar se babai i tij është ndarë nga jeta në Westlake të Kalifornisë, pas një sëmundjeje të gjatë.
Gjatë viteve ’60 dhe ’70, Waggoner mori pjesë në disa seri të suksesshme televizive përfshirë këtu, “The Carol Burnett Show” e cila u transmetua plot shtatë vjet si dhe ka luajtur dhe në shfaqjen e famshme amerikane, “Wonder Woman.”
Në vitin 1979, aktori themeloi kompaninë “Star Waggons” e cila lëshon me qira shtëpi motorike që shfrytëzohen në sheshin e xhirimeve të filmave dhe projekteve televizive, nga aktorët apo stafi realizues.