Gjatë një performance që mori vëmendje të madhe në Festivalin Veror të Luccës në Itali, Jennifer Lopez nuk u përfol vetëm për skenat provokuese në skenë, por edhe për deklaratat e sinqerta që ndanë anën e saj më intime.
Këngëtarja u shfaq e hapur dhe pa komplekse përpara fansave, duke rrëfyer se preferencat e saj në intimitet ndryshojnë nga dita në ditë.
“Duhet të jem e sinqertë me ty, unë jam në humor të ndryshëm natën. Nuk e di për ty, por ndonjëherë më pëlqen kur është intensive. Ditë të tjera ndihem pak romantike. Ndez qirinj dhe vë muzikë të lehtë. Në ato ditë më pëlqen të jetë shumë ngadalë,” u shpreh ajo.
Deklarata që u prit me habi dhe kuriozitet nga publiku nuk mbaroi me kaq. JLo shtoi se ndonjëherë ndikohet edhe nga koha dhe ritmi i ditës:
“Disa ditë, ndoshta sepse është një kohë e re për mua, ndoshta sepse është verë dhe bën vapë jashtë, ndihem më keq. A jeni ndjerë ndonjëherë kaq keq? Në ato ditë, më pëlqen të eci shpejt.”
Performanca e saj e fundit, e cila u konsiderua nga shumë përdorues të rrjeteve sociale si më shumë “erotike” se artistike, vazhdon të jetë temë diskutimi. Megjithatë, ajo qëndron e pandikuar nga komentet dhe preferon të shprehë veten si në skenë ashtu edhe jashtë saj.
JLo, si gjithmonë, di si të provokojë, por edhe të ngrejë diskutime për normat, sinqeritetin dhe natyrshmërinë në jetën e një gruaje të famshme.








