Një vit pas largimit të bujshëm nga reality show “She’s on Top”, Xheneta Fetahu rikthehet në të njëjtin format, por kësaj here në një pozicion krejt të ri. Ajo do të jetë pjesë e “She’s on Top Club” si opinioniste, duke sjellë me vete karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe komentet pa doreza.
Publiku e njohu Xhenetën për herë të parë gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e kaluar të spektaklit në Top Channel, nga i cili u përjashtua pas një përplasjeje fizike me një konkurrente tjetër — një moment që u përhap gjerësisht në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime të shumta.
Tashmë, duket se ajo është gati për një kapitull të ri në televizion. Në njoftimin zyrtar të publikuar në rrjetet sociale, thuhej: “Dikur konkurrente, tani opinioniste, Xheneta premton show dhe komente pa filtra.”
Një gjë është e sigurt: me Xhenetën në panel, ky sezon i “She’s on Top Club” pritet të mos kalojë pa bujë.