Përplasja gjatë spektaklit me Antonelën e ka nervozuar shumë Arjolën, e cila edhe pas këtij momenti ka ndarë mendimet me banorët e tjerë.
“Që e ka ulur debatin në nivele shumë të ulëta e kam thënë përpara se të thotë këtë që tha sot”, është shprehur Arjola.
Aktorja ka vazhduar duke thënë se kjo ishte hera e fundit që i jepte shancin të diskutojë në këtë lloj mënyre.
Mbrëmjen e kaluar Antonela u shpreh se arsyeja e përplasjes mes dy vajzave ishte Atdheu, duke mos dhënë asnjë koment më shumë lidhur me çfarë ka ndodhur. Ndërsa Arjola pohoi se e ka mik shumë të mirë prej 6 vitesh dhe nuk ka asgjë tjetër./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CW78s4flxCu/?utm_medium=copy_link







