Një deklaratë e bërë nga Jozi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania e cila rezultoi në perjashtimin e tij të menjëhershëm, ka shkaktuar një stuhi reagimesh, duke u bërë virale brenda dhe jashtë rrjeteve sociale. Fjala fyese me të cilën ai iu drejtua këngëtarit nga Kosova, Gjesti, ka ngritur shumë debate dhe ka sjellë reagimin e ashpër të Jul Deda.
“Ky është një skandal, jo vetëm një skandal, por diçka jashtëzakonisht e rëndë,” shprehet ai. “Një deklaratë ç’njerëzore, skandaloze, cinike dhe e poshtër, aq më tepër kur i drejtohet dikujt si Gjesti, që vjen nga një familje që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës,” tha ai.
Juli nënvizoi se shqiptarët, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, kanë derdhur gjak për të fituar lirinë e vendit, duke theksuar se fjalë të tilla nuk kanë vend në asnjë rrethanë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se ndonëse publiku reagon me indinjatë, vendimi për të falur mund të vijë pikërisht nga Gjesti, ashtu siç ndodhi në një situatë të ngjashme me Gerta Gixharin.
“Frika ime është se pas kësaj deklarate të poshtër, ai që do e falë është vetë Gjesti. Kjo gjë më shqetëson sepse banorët brenda shtëpisë nuk kanë qëndrueshmëri për të mbrojtur parimet e tyre. Ndaj turp për Jozin, Gjesti kujdes! Kaq kisha unë.” tha Deda. .








