Rafael Nadal dhe Shakira kanë pasur një lidhje të fshehtë. Siç raportohet nga paparaci spanjoll, Jordi Martin, këngëtarja dhe tenistja filluan lidhjen e tyre në vitin 2009, kur të dy u takuan për videoklipin Gypsy. Videoja e një prej këngëve më të njohura të Shakirës përfshinte pamje sensuale dhe të qeshura, por duket se ishte më shumë se thjesht skenar. Siç raportohet nga gazeta italiane Corriere della Sera, paparaci shpjegoi se të dy kishin një lidhje intensive dashurie kur u xhirua video e këngës. Thashethemet për këtë lidhje të shkuar kanë nisur pikërisht në një situatë kur Pique sapo ka bërë publike lidhjen e re me Clara Chia Marti. Futbollisti duket se e ka lënë pas historinë me Shakirën pasi thuhet se po mendon edhe martesën me Claran.








