Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike, Artjola Toska ka sjellë pak më parë projektin e saj më të fundit muzikor, të titulluar ‘Ditëlindja’.
Mes shumë urimesh nga fansat e muzikës së Artjolës, ka dalluar dhe vlerësimi nga artistja e njohur, Poni.
“Më e reja nga mbretëresha e këngës”, ka shkruar Poni duke treguar dhe konsideratën që gëzon për Artjolën.
Me siguri Toska duhet të jetë shumë e gëzuar për mbështetjen e madhe që ka marrë nga të gjithë dashamirësit dhe miqtë e saj.
Kujtojmë se më parë, Artjola dhe Poni kanë sjellë edhe një bashkëpunim muzikor, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm./revistawho.com