Hande Ercel është tashmë një aktore shumë e njohur për publikun shqiptar. Në serialin ku luante krahas Tolgahan Sayisman “Perla e zezë” ajo rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Kohët e fundit aktorja është venë në qendër të mediave rozë, kjo për shkak të ndodhive të fundit të jetës së saj. Ndarja nga Murat Dalkılıç dhe sëmundja e së ëmës, e kanë bërë aktoren të “mbyllet” dhe të mos ushtrojë më asnjë aktivitet. Kohët e fundit ajo është duke u kujdesur vetëm për nënën e saj dhe kjo ka bërë që të bëhet një njeri asocial. Në fotot që po qarkullojnë së fundmi ajo shfaqet mjaft e dobët dhe duket sikur veten e ka lënë pas dore.
Momentalisht aktorja nuk ka asnjë projekt në dorë dhe me sa duket nuk ka ndërmend të rikthehet./revistawho.com