Pas pritjes së gjatë, dy nga reperët më të suksesshëm në vend, Capital T dhe Majk sapo kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët muzikor. ‘Pasha jetën’ mban titullin kënga e re e cila është e shoqëruar edhe me videoklip.
Dyshja përpos këngës, kanë postuar në rrjetin social të ‘Instagram-it’ një foto ku bëjnë ndryshimin midis vitit 2011-të dhe 2018-të. Reperët në vitin 2011-të shfaqen krejt ndryshe, më të dobët dhe me mjekër të shkurtër. Ndërsa viti 2018-të i ka ndryshuar tërësisht. Ndërkohë që në 2018-ën shfaqen më burrërorë, duke bërë që ata të jenë edhe shumë të preferuara nga femrat./revistawho.com