Filmi i cili pritet me pa durim nga miliona shikues në të gjithë botën, ka pjesë të tij tashmë jo një, por dy shqiptare.
Pas lajmit që qarkulloi në media disa ditë më parë se kënga e Rita Orës në bashkëpunim me Liam Payne, “For You” do të jetë pjesë e filmit “Fifty Shades Freed”, tashmë një tjetër shqiptare surprizon. Liam ka publikuar në Twitter listën e këngëve që do të përdoren si kolonë zanore e mes tyre shohim se është edhe kënga e Dua Lipës me Whethan, “High”.
Këngët e Ritës dhe Duas pritet të dalin më 12 janar, ndërsa filmi “Fifty Shades Freed” do të shfaqet në muajin shkurt.









