Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas Sadnës konfirmon ardhjen edhe Aleku, ja mesazhet që ka shkëmbyer me drejtorin me “TV KLAN” 

09/02/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Është zyrtare! Sara Khan dhe Angad Hasija, ose siç njihen në rolet e tyre në super serialin “Bidaai”, Sadna dhe Alek, do të vizitojnë Shqipërinë. Pas statusit të publikuar sot në mëngjes nga faqja zyrtare e Sadnës në “Facebook”, lajmi konfirmohet edhe nga Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani, i cili ka thënë për tvklan.al se ka biseduar personalisht me të dy aktorët, për të bërë të mundur ardhjen e tyre në vendin tonë. Ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare, Aleku dhe Sadna pritet të vizitojnë Shqipërinë brenda muajit Prill, koha kur seriali “Bidaai” do të vijë drejt fundit. Dy aktorët janë shprehur tejet të lumtur për këtë ftesë dhe mezi presin që të vizitojnë Shqipërinë, ku ata kanë me mijëra fansa që i ndjekin çdo ditë në ekranin e Televizionit Klan. Menjëherë pasi ka konfirmuar ardhjen e saj, vetë aktorja 26 – vjeçare Sara Khan, e ka ndarë këtë lajm me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale ku shkruan: “Mirmëngjes. Për të gjithë shqiptarët, ja ku vjen lajmi. Jam në bisedime me Tv Klan për të vizituar Shqipërinë. Shumë shpejt do të vij t’ju shoh. Faleminderit për dashurinë dhe vlerësimin. Ndihem e bekuar dhe mirënjohëse ndaj secilit prej jush për dashurinë që më jepni. Në pritje dhe entuziaste si të gjithë ju”, shkruan Sadna në postimin e saj. Ndërsa në bisedën e shkëmbyer me Albert Dumanin, aktori Angad Hasija shprehet se është shumë i lumtur për këtë ftesë dhe mezi pret të vizitojë shqiptarët. “Faleminderit shumë, jam shumë i lumtur dhe i prekur që do të kem mundësinë të shoh dashurinë dhe vlerësimin e popullit shqiptar nga afër”, shprehet 31 – vjeçari.






Tags: alekBidaiSadnaShqiperi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
Next Post
Ja pse Kendall Jenner po e mbyll historinë me Harry Styles

Ja pse Kendall Jenner po e mbyll historinë me Harry Styles








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera