Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Mbeta shtatzënë, por s’funksionoi”, pas shkëlqimit në Met Gala, Bebe Rexha zbulon dhimbjen që askush s’e pa!

07/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Mbeta shtatzënë, por s’funksionoi”, pas shkëlqimit në Met Gala, Bebe Rexha zbulon dhimbjen që askush s’e pa!

Pavarësisht se u shfaq me një buzëqeshje të ndritshme në tapetin e kuq të Met Gala 2025, Bebe Rexha kishte një histori tjetër për të treguar pas kamerave. Këngëtarja e njohur, e nominuar për çmimin Grammy, ndau së fundmi një rrëfim emocional në X (ish-Twitter), të cilin më vonë e fshiu, duke zbuluar një betejë të padukshme që po përjeton.





“Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time. Kam PCOS dhe përballem me infertilitet. Mbeta shtatzënë, dhe nuk funksionoi. E kam mbajtur këtë dhimbje në heshtje,” shkroi ajo. “Nuk i detyrohem askujt të vërtetën time, por ndoshta do t’ju bëjë të mendoni dy herë përpara se të komentoni trupin e dikujt.”

Bebe u pa për herë të parë në Met Gala më 5 maj, e veshur nga stilisti Christian Siriano, dhe shkëlqeu me një look të guximshëm. Megjithatë, në sfondin e kësaj paraqitjeje, artistja po përballej me kritika të shumta në rrjet për pamjen e saj. Në të njëjtin postim në X, ajo iu përgjigj edhe deklaratave të Azealia Banks, përpara se të mbyllte mesazhin e saj me një shënim të qetë:


“Tani do të vazhdoj ditën time. Ju dua, kalofshi bukur.”

Këngëtarja ka folur më parë për sfidat që sjell sindroma e vezoreve policistike (PCOS), një çrregullim hormonal që ndikon te shumë gra. Në një rrëfim në TikTok në maj 2024, ajo kishte ndarë një përvojë të dhimbshme që e çoi në spital:

“Mjeku mendoi se ishte apandesit, por në fakt ishte një kist që kishte shpërthyer. Më vinte për të vjellë nga dhimbja. E vetmja gjë që më ndihmoi ishte një jastëk ngrohës,” kujtoi ajo, duke dhënë edhe një këshillë praktike për të gjitha vajzat që mund të përballen me të njëjtën gjendje.

Edhe pse ndodhet shpesh në qendër të vëmendjes dhe përballon presionin publik, Bebe përpiqet të ruajë pozitivitetin dhe vetëpranimin. Në qershor 2023, ajo kishte shkruar në Instagram:

“E di që kam shtuar peshë. Njerëzit kalojnë nëpër ndryshime.”

“Nuk do të gënjej, më mërzit kur lexoj disa komente, por kjo vjen me këtë profesion. Po mësoj të mos e gjykoj veten dhe të pranoj veten, ndërsa përpiqem të bëj zgjedhje më të shëndetshme. Ajo që kam mësuar është se nuk të përcaktojnë numrat, por zemra jote.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Bashkë për 50 vite, burri i stilistes së njohur e thotë hapur: “Jam homoseksual”

Bashkë për 50 vite, burri i stilistes së njohur e thotë hapur: "Jam homoseksual"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera