Stresi ka qenë i ftuari i Fatmës sot në ‘Fun Day’, ku ndër të tjera ata janë ndalur edhe tek çështja e fotove intime të reperit me një vajzë, të cilat u publikuan pak ditë më parë. “Tani kam aq shumë respekt për atë vajzë, sa nuk mund ta imagjinosh. Në momentin që e humb një person, e kupton…”-thotë ai, duke treguar qartë vlerësimin dhe dashurinë që ruan akoma për të. “Nuk e di kush e shkeli privatësinë, nuk po e gjej dot kush e ka bërë, bëj kujdes ta shikoj telefonin. Normalisht është një shkelje shumë e madhe. Ka dëmtuar personin, familjen e saj, por atë vetë në radhë të parë….”-shton ai në fund.