Pak ditë më parë, në internet bëri bujë lajmi se disa nga personazhet më të njohur të ‘Hollywood’ kanë ndjekës fallco. Pas këtij lajmi, Bleona Qereti i është kthyer disa VIP-ave shqiptarë pa përmendur emra, duke i krahasuar fansat e tyre me ato të saj. “VIP-at tonë filluan një lojë me mua, duke më lënë të kuptoj se janë më të famshëm se unë duke qenë se kanë më shumë ndjekës se unë, ndërkohë që kur janë në dreka e darka me mua, apo kur rastisim në aeroporte, ato që vijnë për të bërë foto bëjnë vetëm me mua”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në një postim në ‘Instastory’. “Të gjithë #Bleonaires janë bio”, ka vazhduar ajo, duke iu drejtuar fansave të saj më të zjarrtë që e quajnë veten “Bleonaires”. Fjalët e saj sigurisht i kanë mbështetur dhe fansat e saj, duke pranuar se janë të vërtetë dhe jo të blerë./revistawho.com