Adam Levine prej disa orësh ka qenë në vëmendje të mediave pasi vajza të ndryshme zbuluan mesazhe të shumta me përmbajtje të papërshtatshme që këngëtari i kishte dërguar. Dje anëtari i grupit Maroon 5 doli me një deklaratë ku shprehej i penduar dhe shkruante se ai dhe familja e tij do e kalojnë bashkë këtë moment. E mesa duket Adam ia ka arritur pasi sot ai dhe bashkëshortja e tij janë fotografuar nga paparacët të buzëqeshur sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Fotot janë siguruar eksluzivisht nga Daily Mail. Kujtojmë se mesazhet janë publikuar në një kohë kur Behati po pret fëmijën e tretë nga Adam.