Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas suksesit në “Super Bowl”, Bad Bunny zhduket nga rrjetet sociale!

10/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas suksesit në “Super Bowl”, Bad Bunny zhduket nga rrjetet sociale!

Në një kohë ku çdo postim është deklaratë dhe çdo heshtje është mesazh, Bad Bunny zgjodhi të flasë duke u zhdukur. Pak orë pas performancës së tij të diskutuar në Super Bowl, profili i tij në Instagram u shfaq bosh: asnjë postim, asnjë foto profili, asnjë shpjegim. Një “reset” total që ndezi menjëherë alarmin e spekulimeve globale.





 

Ky veprim erdhi në një moment kulmor të karrierës. Vetëm pak ditë më parë, artisti portorikan kishte forcuar statusin e tij si ikonë globale duke u shpërblyer në Grammy Awards. Ndërsa skena e Super Bowl-it e gjeti sërish në qendër të debatit kulturor amerikan, një shfaqje e realizuar tërësisht në spanjisht, e lexuar nga disa si triumf i identitetit latin, nga të tjerë si provokim i qëllimshëm ndaj normave tradicionale të industrisë.


 

Reagimet nuk vonuan. Nga ovacionet ndërkombëtare deri te kritikat politike, përfshirë edhe komente të ashpra nga Donald Trump, performanca u shndërrua në një arenë përplasjesh mbi artin, gjuhën dhe përfaqësimin kulturor në ngjarjet masive sportive. Në këtë klimë të ndezur, zhdukja e Bad Bunny-t nga rrjetet sociale është parë si akt i menduar me kujdes.

 

A është kjo shenjë e një albumi të ri që po troket? Një strategji e rafinuar marketingu, e përdorur shpesh nga artistë që kërkojnë të rindërtojnë narrativën e tyre? Apo një tërheqje e përkohshme për t’i shpëtuar zhurmës politike dhe presionit mediatik?

 

Industria e muzikës e di mirë që “reset”-et digjitale rrallë janë spontane, ato zakonisht paraprijnë kapituj të rinj krijues, turne madhore ose rikthime të ribranduara. Deri më tani, asnjë deklaratë zyrtare. Asnjë sqarim nga ekipi i tij. Vetëm heshtje që e pavarësisht gjuthçkaje, e mban Bad Bunny-n në qendër të vëmendjes globale.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Luizi nuk e mbajti premtimin që i kërkoi Kiara!

Luizi nuk e mbajti premtimin që i kërkoi Kiara!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera