Pak ditë më parë reperi i njohur kosovar Mozzik publikoi albumin e tij të fundit muzikor. Këngët e Mozzik kanë bërë xhiron e rrjetit, teksa ai ka vendosur t’i përshëndesë të gjithë në postimin e fundit, duke shkruar këto fjalë: “Shpresoj po kaloni mirë, shpresoj po ju pëlqen albumi ‘Mozzart’. Këto ditë do iu jap disa informata të mira. Po pres Cd-at dhe po shihemi në të gjitha qytetet e Kosovës”.
Me siguri pas gjithë suksesit të projekteve të fundit, Mozzik ka vendosur t’i takojë nga afër të gjithë fansat e tij të cilët e kanë mbështetur gjithmonë punën e tij./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDeJ48-Fb9p/?igshid=o2viqpkcgtlw







