Pas suksesit të këngës ‘Thank U, Next’, këngëtarja e famshme Ariana Grande ka konfirmuar se dëshiron ta kthejë titullin e kësaj kënge në logo. 25-vjeçarja shpreson se do të ketë një linjë të sajën me parfume dhe locione trupi, të cilat do të kenë si logo titullin e këngës, e cila u kthye në një hit.
Ende nuk dihet koha kur këngëtarja do ta finalizojë këtë projekt të sajin, por pritet të bëhet e ditur në muajt në vazhdim.
Kujtojmë se aktualisht Grande është duke performuar në turin e saj ‘Sweetener’, i cili do të përfundojë në muajin tetor të këtij viti, në Zvicër./revistawho.com