Vetëm pak ditë më parë, Enca solli projektin më të fundit muzikor, të titulluar ‘Ku mete’, i cili u kthye menjëherë në hit. Këngëtarja u kujdes që fill pas këtij projekti, të punojë për të tjera realizime. Së fundmi ajo e ka paralajmëruar këngën e radhës me anë të një postimi në ‘Instagram’.
“Ah çfarë kënge ka me ardh”, ka shkruar Enca krah pamjeve ku duket se ndodhet në një studio muzikore. Haxhia nuk ka ndarë detaje të tjera rreth publikimit të tij, megjithatë me siguri fansat po e presin me padurim këngën e radhës të saj.