Ditët e fundit të verës sollën freskinë që kaq shumë po prisnim. Mes pikëzave të shiut që pas vapës mbytëse ngjajnë si bekim, duket se diçka tepër “hot” paska mbetur pa shpërthyer. Sot, kur data shënon 30, teksa tik-taku i kohës po shkon drej vjeshtës, “boom” Capital T paska pasur një surprizë për ne. Arsenali i këngëve ka qenë i pambarimtë në tre muajt që lamë pas, por duam-sduam, për një “Dirty move” paskemi pasur nevojë. Jo vetëm kaq, por kënga e re vjen në bashkëpunim me Rina Balajn dhe këngëtarin e mirënjohur zviceran EAZ. Det, qiell, diell, hënë, zjarr, “Dirty move” i ka të gjitha. Vera e Capital T nuk qe në kornizat e të zakonshmes, me këngë të reja, superkoncertin “Time Capsule II” që shkroi historinë e muzikës dhe sigurisht një superit “Dirty move” për të bërë mbylljen perfekte të verës.
Ju shijojeni, vera po mbaron, por sigurisht jo surprizat nga Capital T…








