Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Justin Bieber shfaqet në publik pas deklaratës së bujshme ndaj Diddy-t 18/05/2025
Çifti i ri i showbiz-it: Ina Kollçaku shfaq për herë të parë partnerin misterioz! 18/05/2025
Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi thyen heshtjen pas akuzave të rënda 18/05/2025
Horoskopi Javor 19 – 25 Maj — Një ndryshim i madh kërkon fokusin tuaj 18/05/2025
Dafina Zeqiri shpërthen ndaj Eurovisionit! 18/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas transmetimit të filmit në Tropojë, Arjola Demiri merr postin e rëndësishëm dhe përlotet gjatë fjalimit

05/02/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pas transmetimit të filmit në Tropojë, Arjola Demiri merr postin e rëndësishëm dhe përlotet gjatë fjalimit

Siç ishte bërë e ditur dhe më parë, filmi “I love Tropoja” ka nisur turin e tij nëpër qytetet e Shqipërisë. Ndalesa e parë ka qenë pikërisht qyteti i Tropojës. Filmin e ndoqën rreth 1200 veta në Pallatin e Kulturës, tē cilët e duartrokitën dhe qeshën shumë me batutat e tij. Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi u nderua nga Bashkia e Tropojës me çmimin “Mirënjohja e Tropojës”. Ndërsa Arjola Demiri u emërua drejtoreshë e Pallatit të Kulturës.





Ky emërim erdhi si një surprizë për aktoren e cila u përlot gjatë fjalimit të saj.

“Kam shumë emocione! Jam rritur midis jush. Shumica prej jush jeni familjarët e mi, kushërinjt e mi, shoqëria ime. Kur e pranova rolin e filmit, u ndjeva shumë me fat sespe pas shumë kohësh diçka e bukur do t’i dedikohej Tropojës. E di shumë mirë realitetin dhe zhvillimin e këtij qyteti. Ky qytet ka pasur nevojë që dikush të ngrihet e të flasë për të dhe artistët e kanë bërë më së miri. Kur pranova rolin e Xhbanes (tek seriali O sa mirë) u paragjykova duke thënë ‘kjo nuk është vajza tropojane’. Megjithatë e ngrita zërin kur në Kosovë nuk njiheshin shumë tropojanë, vetëm disa figura kryesore. Në çdo intervistë, në çdo vend ku kam shkuar jam ndjerë krenare të pranoj që jam nga Tropoja. Për shumë kohë nuk na kanë pranuar, na kanë refuzuar, na kanë dhënë epitete të cilat nuk i kemi merituar kurrë. Për 7 muaj rresht, si asnjëherë tjetër, në të gjithë Shqipërinë, në të gjithë botën ku ka shqiptarë u fol vetëm për Tropojën. U tha ‘E dua Tropojën’, u zgjua një zë, u zgjua një pozitivitet për ne sepse e meritojmë, sepse nuk jemi vendi i kriminelëve, i hajdutëve. Por jemi një vend që meritojmë shumë, që ka nxjerrë bijë e bija me emër në të gjithë Shqipërinë. Ky film të cilin e kemi bërë me shumë dashuri, është komedi dhe qëllimi është të qeshim. Sigurisht dikush do ta paragjykojë, por ky nuk është dokumentar për Tropojën. Njerëzit nuk do vuajnë më, por do të qeshin pasi të shohin këtë film. Nuk do t’i marrim të mirëqena komentet negative për mua apo regjisorin e producentin e këtij filmi i cili zgjodhi pikërisht Tropojën. Kurrësesi nuk hidhet poshtë Tropoja dhe tropojanët. Unë e para që jam bija juaj, në asnjë film s’do e hidhja poshtë vendin tim për të cilin do të kontribuoj shumë. Jam e nderuar që do të jem në krye të Pallatit të Kulturës”, u shpreh Arjola.





Tags: arjola demiridrejtoreshefilmfjalimpostTropoje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Justin Bieber shfaqet në publik pas deklaratës së bujshme ndaj Diddy-t
Breaking News

Justin Bieber shfaqet në publik pas deklaratës së bujshme ndaj Diddy-t

18/05/2025
Çifti i ri i showbiz-it: Ina Kollçaku shfaq për herë të parë partnerin misterioz!
Breaking News

Çifti i ri i showbiz-it: Ina Kollçaku shfaq për herë të parë partnerin misterioz!

18/05/2025
Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi thyen heshtjen pas akuzave të rënda
Breaking News

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi thyen heshtjen pas akuzave të rënda

18/05/2025
Dafina Zeqiri shpërthen ndaj Eurovisionit!
Breaking News

Dafina Zeqiri shpërthen ndaj Eurovisionit!

18/05/2025
Ndarje në showbiz/ Robert Berisha i jep fund lidhjes me të dashurën
Breaking News

Ndarje në showbiz/ Robert Berisha i jep fund lidhjes me të dashurën

18/05/2025
Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes: Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’
Breaking News

Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes: Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’

18/05/2025
Next Post
Kura më e mirë natyrale kundër kollës dhe të ftohurës

Kura më e mirë natyrale kundër kollës dhe të ftohurës







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera