Vendimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle për t’u tërhequr nga detyrimet e pallatit mbretëror ka shkaktuar jo pak trazira brenda familjes më të diskutuar të momentit.
Çifti pohoi se do të punonin për të qenë të pavarur financiarisht, duke vendosur të jetojnë në Amerikën e Veriut.
Së fundmi është zbuluar se lajmi nuk është pritur mire pasi vetë Princ Charles e mësoi këtë vendim 10 minuta përpara se të bëhej publik.
Po ashtu sipas ‘Evening Standard’, thuhet se ndërkohë që Harry po shkonte të takonte mbretëreshën Elizabeth për t’i treguar rreth vendimit, ai u ndalua nga oborrtarët e saj.
Siç duket Elizabeth ka reaguar ashpër ndaj vendimit të nipit të saj, duke mos pranuar për ta takuar. Nuk dihet se si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim, por ndjekësit e Buckingam janë në pritje të një deklarate nga vetë mbretëresha./revistawho.com