Pas videove që morën vëmendjen e rrjeteve sociale, ku shihej në afërsi me një djalë nga Vlora, David Dani, ka vendosur të flasë vetë për situatën që ka ngjallur shumë reagime online.
I riu në fjalë, i njohur për incidentin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës – foli së fundmi në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, duke komentuar pamjet ku shihet duke e puthur në faqe ish-banoren e “Big Brother VIP 4”. Kaq mjaftoi që ndjekësit të nisnin aludimet për një marrëdhënie mes tyre.
Por Loredana e ka mohuar çdo lidhje me të, duke treguar versionin e saj të ngjarjes.
“Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto. Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet,” – ka treguar Loredana.
Pas intervistës së Davidit, ajo ka reaguar sërish përmes “Instastory”-t, duke theksuar se kjo është hera e fundit që do të tolerojë situata të tilla.
“Është hera e dytë që tentohet të njolloset emri im dhe morali im padrejtësisht, dhe kjo situatë ka filluar të më lodhë. Nuk do të doja kurrë të isha e detyruar të merresha me këto çështje, por këtë herë nuk më mbetet zgjidhje tjetër veçse të publikoj bisedat dhe provat përkatëse. Mjaft është mjaft. Jam njeri, dhe mbi të gjitha, jam vajzë me vlera, me integritet dhe me dinjitet. Nuk do të lejoj askënd të përpiqet të njollosë emrin dhe mbiemrin tim.”
Në fund, ajo i ka drejtuar edhe një thirrje të qartë Davidit:
“David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…”
Pas gjithë zhurmës Davidi bëri një video sqaruese ku i drejtohet personalisht Loredanës:
“I kërkoj falje publike Loredana Bratit! Pasi në emisionin ku isha lashë vend për interpretim. Unë jam një fans i saj asgjë më shumë. Kam bërë një foto dhe përsa i përket asaj puthjes ajo s’ka qenë në dijeni fare që ajo do ndodhte. Jam emocionuar në ato momente biles kemi debatuar.








