Rreth dy vite më parë Kim Kardashian, ju desh të përballej me një situatë aspak të këndshme. Persona me maska arritën t’i vidhnin të gjitha bizhuteritë me një vlerë prej 11 milionë dollarësh. Megjithatë duket se kjo histori e ka ndryshuar shumë jetën e saj dhe mënyrën se si ajo vepron në çdo moment.
Në një intervistë për “Wealthsimple”, Kim ka thënë se që prej atij momenti ajo është gjatë gjithë kohës e rrethuar nga ‘bodyguard’. Ajo ka treguar se ka gjithmonë një person që ruan shtëpinë e saj përpara derës dhe një tjetër që rri jashtë 24 orë në ditë. Gjithashtu ajo është siguruar që jetën e saj personale ta mbajë sa më të fshhtë dhe të mos tregojë çdo gjë në rrjete sociale. Kjo gjë e ka mësuar të jetoj momentin së bashku me fëmijët, bashkëshortin dhe familjarët e saj. /revsiatwho.com