Pas disa javësh thashetheme, flirte virtuale dhe komente që kanë ndezur dyshimet në rrjet, Don Xhoni dhe Loredana më në fund janë parë së bashku – dhe jo thjesht në komente.
Reperi ka zgjedhur që t’i japë një tjetër “shtysë” spekulimeve, duke publikuar një video ku shfaqet në prani të Loredanës. Në video, vëmendjen e rrjeteve sociale nuk e ka marrë as skena, as ambienti, por pikërisht mënyra se si ai e sheh atë. Shikimi i tij ndaj saj është më shumë se i zjarrtë.
Kjo video vjen pasi Don Xhoni ka komentuar herë pas here në postimet e saj, shpesh me tone flirtuese që nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Të gjithë tani pyesin të njëjtën gjë: A është ky konfirmimi që pritej prej kohësh?









