U bë kohë që përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit të njohur që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3, mes Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit – kjo pasi asnjë foto e re e çiftit nuk është postuar në rrjetet e tyre sociale.
Mbi të gjitha veprimi i fundit i aktorit të humorit në profilin e tij në Instagram duket se mund të jetë deçiziv për çiftin pasi ky i fundit ka fshirë të gjitha fotot, përfshi ato me Heidi Bacin.
Ky veprim vjen pas emisionit të fundit të “Goca dhe gra”, ku Heidi lexoi një poezi, e cila fliste për lëndim ndjenjash.
Nuk është e qartë nëse fshirja e fotove nga Romeo lidhet me poezinë e Heidit, pasi çifti vazhdon të ndiqet ende në rrjetet sociale dhe Heidi ka ruajtur fotot e tyre të përbashkëta në profilin e saj.
Nga ana tjetër, së fundmi është përfolur edhe se Romeo e ka lënë tashmë pas marrëdhënien me Heidin dhe se ka nisur një njohje të re me një vajzë ende të panjohur për publikun.








