Adele i ka paraprirë incidenteve në skenë pas ngjarjes që i ndodhi Bebe Rexhës pak ditë më parë, e cila u lëndua nga një person që hodhi telefonin në skenë teksa ajo këndonte.
Duke marrë një armë lodër me vete gjatë koncertit, Adele i kërcënoi fansat se do i qëllojë nëse dikush hedh sende në skenë.
Këngëtarja ishte duke performuar në Las Vegas dhe në një moment tha: E keni parë që njerëzit kanë harruar etikën e koncerteve? Duke hedhur gjëra në skenë, e keni parë? Ju sfidoj, nëse më hidhni diçka, unë do ju vras”.








