Vera është gjithmonë shumë e ngarkuar për këngëtarët, për shkak të realizimit të videoklipeve dhe koncerteve të shumta. Muajt e fundit artistët shqiptarë kanë qenë shumë aktivë në muzikë dhe një ndër ta është edhe Alban Skënderaj. Vetëm pak ditë më parë Albani hodhi në treg këngën me Noizyn ‘Drejt suksesit’. Pas publikimit të saj, këngëtari njoftoi se shumë shpejt do të nxirrte dhe një këngë tjetër për verën. Por me anë të një komenti Miriami i kërkoi Albanit që të mbaronte sa më shpejt punën dhe më pas të nisnin pushimet.

Megjithatë duket se Albani nuk ka mundur t’ja plotësojë dëshirën partneres së tij, kështu që ajo nisi pushimet me të voglën Amelli. Miriami ka publikuar në ‘InstaStory’ një foto me vogëlushen, ku të dyja shfaqen pranë detit duke pushuar. /revistawho.com








