Pas humbjes së kujtesës së Seher, ajo dhe Jaman janë në një fazë shumë të vështirë të jetës së tyre. Seher kërkon që të divorcohet me frikën se nuk do t’i kthehet më kurrë kujtesa ndërkohë Jaman e lë në dorën e saj për ta marrë vendimin për ndarjen. Jaman është i bindur se nëse ndahen ai sërish nuk do ndryshojë dhe do bëjë gjithçka për Seherin. Kjo e fundit vendos të marrë ndihmën e një psikologu. A do ta ndihmojë ai Seherin që t’i rikthehet kujtesa? Mbetet për tu parë me episodet e reja këtë javë në TV Klan.








