Ajo që nisi si një kërkesë spontane për autograf gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, u kthye papritur në një moment tensioni mes poetes Mimoza Ahmeti dhe aktores Egla Ceno. E transmetuar live, skena i befasoi shikuesit dhe ndezi debatet në rrjete sociale.
Gjithçka ndodhi kur Egla kërkoi me mirësjellje një autograf mbi një prej librave të Mimozës. Por përgjigjja e saj ishte befasuese:
Egla: A mund të më vendosësh një autograf?
Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?
Egla: Kam përshtypjen po.
Mimoza: Këto i kam për punë.
Egla: A mund t’i blejmë këto?
Mimoza: Jo, e kam për punë.
Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni?
Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do të blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.
Deklarata e prerë e Mimozës, “Nuk i dhuroj njeriu libra”, u komentua gjerësisht, veçanërisht pas reagimit të menjëhershëm të Egla Cenos. Aktorja zgjodhi t’i përgjigjej me një letër të hapur në rrjetet sociale, ku e akuzoi Ahmetin për “qëndrim përbuzës dhe narçizëm të tejskajshëm”.









