Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj janë çifti më i ri i showbizit, të cilët lidhjen e konfirmuan të premten e javës që lamë pas. Elhaida zbuloi se ata janë çift jo vetëm në skenën e “Dancing ëith the stars”, por edhe në jetë. Këngëtarja u shpreh e lumtur për këtë histori dashurie që ka nisur mes saj dhe balerinit dhe kërkoi që ta shijojnë këtë lidhje në privatësi. Megjithatë lajmet për të dy kanë qenë të shumta dhe ja ku së fundmi çifti kanë marrë një hap të madh. Ata kanë kaluar Krishtlindjen me familjen e Elhaidës në Shkodër. Elhaida ka ndarë një postim nga darka me prindërit e saj e më pas balerini ka postuar një foto nga Shkodra, duke nënkuptuar se janë bashkë.









