• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Pasi të lexoni shpjegimin për simbolin e kalit, do e doni edhe ju një tatoo si i Rozës

Roza Lati ka shumë tatuazhe dhe njihet lehtësisht prej tyre. Ajo është e apasionuar pas vizatimeve në trup dhe çdo gjë që ka zgjedhur ka një kuptim.

Sot ka ndaluar tek shpjegimi i një prej tatuazheve të fundit, një kal në këmbën e djathtë.

“Arsyeja pse e kam bërë është sepse në kulturën vietnameze, koka e kalit është fat. E vogël kam pasur lodra kuaj dhe makina. Babi më ka rritur me filma me kuaj”,- shkruan ndër të tjera ajo.

Më pas liston edhe një numër karakteristikash që ka simboli i kalit, mes të cilave: Forcë, shpirt i lirë, i furishëm, fisnikëri.

Me pak fjalë nëse besoni fort tek një simbol si ky, njësoj si Roza, mbase disa nga atributet mund t’i merrni pasi e vendosni në trup. Sigurisht nëse ju pëlqejnë tatuazhet dhe jeni njeri që guxoni./revistawho.com