Fjoralba Ponari shpesh komentohet për ngjashmëri me aktoret e huaja dhe një ndër to është edhe Elçin Sangu, aktorja turke e serialit “Dashuri me qera”. Mirë vetë që e krahasojnë shpesh, por tani prezantueses i kanë gjetur edhe sozinë çift. Fjoralba ka postuar sot dy foto, djathtas shfaqet ajo dhe Françesko dhe majtas shfaqet një çift që i ngjan shumë atyre.
Si çdokush edhe Fjoralba është bërë shumë kurioze dhe ka pyetur fansat nëse e njohin çiftin.
“Na ndihmoni t’i gjejmë kush janë, tani për kuriozitet më shumë”-shkruan prezantuesja.