Pasi u nda nga Mozzik, Loredana u përfol për një lidhje me reperin e njohur gjerman, Bonez Mc. Mediat gjermane shkruajtën për raportin mes tyre, duke e quajtur një flirt dhe nuk e përjashtonin mundësinë e një lidhjeje romantike mes tyre. Këto thashetheme nuk i kanë lënë pa kaluar dy protagonistët. Loredana është shprehur se nuk është e lidhur me të, thjesht e ka shoqëruar në një prej koncerteve të tij. Ndërsa reperi ka publikuar një foto krah saj dhe shkruan: “Thashetheme, i dua”. Aty ka komentuar edhe këngëtarja, e cila shprehet në po të njëjtën mënyrë. Me këto fjalë, dyshja ka treguar se janë thjesht bashkëpunëtorë dhe miq të mirë.