Shumica e njerëzve kur vendosin të blejnë një makinë zgjedhin tipin e fundit me teknologjinë më të përparuar. Ndryshe ndodh me Robert Berishën. Pasionin e tij për makinat e vjetra, muzikanti e ka treguar me blerjen e fundit të një makine Cadillac Eldorado. Edhe pse të vjetra, këto makina janë shumë të kushtueshme. Roberti postoi një foto në Insta Story ku shkruan se e ka çuar në servis makinën dhe së shpejti do jetë gati për përdorim. Ta gëzosh Robert!/revistawho.com