5 vite pas divorcit nga Brad Pitt, Angelina Jolie ka treguar në një intervistë për ‘Entertainment Weekly’ se si kjo ndarje ndikoi në karrierën e saj. Ajo ka treguar se e adhuron regjisurën, por ndryshimi që pësoi në familjen e saj, ia bëri shumë të vështirë ta ushtronte atë gjë për disa vite. Aktorja ka shtuar se i është dashur të punonte projekte të shkurtra dhe të ishte më tepër në shtëpi.
Angelina do të rikthehet në ekran këtë vit me ‘Those who wish me dead’ dhe ‘Marvel’s Eternals’. Jolie dhe Pitt kanë qenë në një proces divorci të gjatë dhe kanë pasur shumë beteja mbi kujdestarinë e fëmijëve që prej vitit 2016. Ata përjetuan një ngërç në marrëveshje gushtin e kaluar, kjo pasi Jolie zbuloi se gjyqtari i çështjes së tyre i dha favor Brad sepse ata kishin marrëdhënie biznesi të vazhdueshme me njëri-tjetrin./revistawho.com







