Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pastori kërkon kujdestarinë alternative, babai refuzon në mënyrë të prerë: Do rrijnë në jetimore

03/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Pastori kërkon kujdestarinë alternative, babai refuzon në mënyrë të prerë: Do rrijnë në jetimore

Protagonistët e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishin Alfred dhe Diana Zike. Çifti kishin 29 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve. Prej disa vitesh ata punojnë si misionarë në Kishën Protestante në Shqipëri. Si pjesë e komunitetit të kishës ata kujdesen për të varfërit, të pastrehët dhe për njerëzit të cilët kanë nevojë.





Në vitin 2015 në jetimoren e Sarandës kishin njohur dy motrat, Ermonela, 11 vjeç dhe Aurora, 9 vjeç. Vajzat i kishin hyrë në zemër çiftit dhe dashuria për to i kishte shtyrë që të kërkonin kujdestarinë altenative. Kujdestaria alternative nuk është birësim, por është marrje në kujdestari të fëmijëve deri sa të mbushin moshën madhore.

Motrat kishin kohë që nuk e kishin takuar nënën e tyre biologjike pasi ajo i kishte braktisur para 7 vitesh, ndërsa babai i tyre, Gëzimi nuk kishte mundësi ekonomike që te kujdesej për to. Ai i kishte dërguar fëmijët e tij në jetimore me idenë që do të kishin një jetë më të mirë.


Alfredi dhe Diana kishin ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” Gëzimin që t’i kërkonin atij kujdestarinë alternative për dy motrat. Ata nuk dëshironin që t’i birësonin ose që t’i jepnin mbiemrin e tyre. Gjithashtu nuk donin  që t’i ndanin nga babai biologjik apo nga vëllezërit edhe motrat e tyre.

Pastori dhe gruaja e tij dëshironin që dy vajzat të kishin një jetë më të mirë, më të lumtur, plot me dashuri. Dëshironin që fëmijërinë të mos e kalonin në jetimore, por në një familje e cila do t’i falte dashurinë dhe përkujdesin që i kishte munguar në gjithë këto vite. Pavarësisht përpjekjeve që bëri Arbana në bashkëpunim me çiftin Zike për të bindur Gëzimin, ata nuk ja dolën dot.

Gëzimi tha që çifti kishte ndërhyrë në marrëdhënien midis tij dhe vajzave duke i shtyrë vajzat që të mos e donin babain e tyre biologjik. Gëzimi këmbëngulte që ishte babai biologjik dhe kërkonte që raportin që kishin vajzat me Alfredin ta kishte ai.

Në studio ishin gjithashtu të pranishme edhe dy ndihmës komisionerët e avokatit të popullit për mbrojtjen e të drejtavë të fëmijëve. Ato i bënë thirrje Gëzimit që të reflektonte mbi vendimin e tij dhe të mendonte për të ardhmen e vajzave.

Reagime të shumta pati nga publiku që ndodhej në studio, të cilët i kërkuan Gëzimit që të mendohej përpara se të merrte një vendim. Fatkeqësisht ai vendosi që t’i linte vajzat e tij në jetimore duke shtuar se kur të gjente mundësinë do t’i merrte vajzat të jetonin me të.

Si gjithmonë programi “Dua të të bëj të lumtur e gjeti mundësinë për t’i ardhur në ndihmë Gëzimit duke i dhuruar një çek në vlerën prej 100 mijë lekësh për të blerë pajisje elektroshtëpiake.

Tags: dua te te bej te lumturkujdestari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
Next Post
Zbuloni pasionin e fshehtë të këngëtares Zanfina Ismaili

Zbuloni pasionin e fshehtë të këngëtares Zanfina Ismaili








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera