Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Patologjitë më të shpeshta të rënies së flokëve

29/08/2015
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A

doktoresha





Nga Dr. Shk.M Blerta Gjoni MD – Dermatologe, Poliklinika Qendrore

Flokët, flokët, flokët! Thuhet që gjysma e bukurisë janë ato. Sa shumë shqetësohemi kur nuk na rrinë bukur apo kur fillojmë të kemi probleme me to, sikurse kur fillojnë të bien më shumë se normalisht, kur fillojnë dhe hollohen apo kur humbasin shkëlqimin dhe vitalitetin e tyre. Ka me dhjetëra e qindra produkte që reklamohen për përkujdesjen ndaj tyre; a janë ato vallë vërtet të efektshme? Disa nga patologjitë më të shpeshta të flokëve janë:
Rënia e flokëve në formë difuze (telogen effluvium)
Kur flokët fillojnë të na bien më shumë se normalisht (më shumë se 100 fije në ditë), të na rrallohen e të humbasin vitalitetin e tyre, atëherë shkaqet më të shpeshta të kësaj rënieje janë:
• Deficencat ushqimore që vijnë si rezultat i një mënyre ushqyerjeje jo të shëndetshme, mungesa e fibrave, vitaminave, mineraleve, që përgjithësisht gjenden në perime dhe fruta, mbajtja e dietave të forta për periudha të gjata kohe;
• Shkaqet endokrinologjike si hypo ose hyper tiroidizmi dhe postpartum (mbas lindjes së një fëmije. Kjo sepse, si rezultat i proceseve të shumta mitotike që ndodhin gjatë shtatzënisë, flokët gjatë kësaj periudhe nuk bien, por pas lindjes, të gjithë ata flokë që normalisht duhej të kishin rënë gjatë periudhës së shtatzënisë, fillojnë e bien njëherësh, rreth 3-4 muaj pas lindjes);
• Stresi i madh psikik dhe ai fizik;
• Anemitë, sidomos ato ferriprive (që vijnë si rezultat i marrjes të paktë të hekurit apo humbjes së tij nga organizmi, siç janë hemorragjitë e ndryshme);
• Infeksionet e përsëritura streptokoksike të fytit, hundës, veshëve etj.


floke-22

floke-1

E mira është që, përpara se të shkojmë nëpër qendra estetike dhe t’i trajtojmë këto rënie, të kontaktojmë me mjekun dermatolog për të gjetur shkaqet (që siç u përmendën më lart janë të shumta), sepse pa mjekuar shkaqet, ne nuk ndalojmë dot rënien e tyre, pavarësisht trajtimeve të jashtme që mund të bëhen për flokët, si maska apo produkte të tjera kozmetike. Trajtimi i flokëve bëhet duke kombinuar terapinë orale (që lufton shkakun) me aplikimin e produkteve kozmetike për flokët. Kujdes duhet treguar me aplikimin pa kriter të këtyre produkteve. Larjet e shpeshta, përdorimi i procedurave kozmetike si tharjet e shpeshta me tharëse, aplikimi i produkteve për t’i shtrirë apo për t’i bërë kaçurrela, ekspozimi për periudha të gjata në diell, e thajnë dhe e hollojnë flokun.

Alopecia areata
Është një rënie e flokëve e lokalizuar në formë vatrash. Ajo është një tjetër patologji ku floku bie në formën e vatrave, të rrumbullakëta apo ovale. Lëkura në këto vatra duket e shëndetshme, por pa flokë. Kjo formë e rënies së flokëve ka shkak përgjithësisht autoimun, që do të thotë se, në mënyrë të paparashikuar, vetë trupi ynë krijon antitrupa që shkatërrojnë rrënjën e flokut (folikulin e tij). Në 30% të rasteve shoqërohet me patologji të tjera autoimune, siç janë: thiroiditet autoimune (sëmundje e gjëndrës tiroide), vitiligo (zbardhje e lëkurës me vatra) dhe anemia pernicioze.
Trajtimi i kësaj patologjie konsiston në injektimin e solucioneve kortizonike në vatrën alopecike, me një interval prej 4 javësh, dhe vitaminoterapi.

floket-1

Alopecia androgjenike
Shpesh themi: “Edhe pse s’ka flokë, është njeri fisnik”. Rënia e flokëve në pjesën ballore të kokës quhet alopeci androgjenike, e cila ndodh si rezultat i kombinimit të faktorëve gjenetikë me faktorë hormonalë – andogjenet, që janë hormone mashkullore dhe që veprojnë duke rritur apo shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por fatkeqësisht bëjnë që të bien flokët në pjesën ballore të kokës (përgjithësisht te personat që e kanë të trashëguar). Alopecia androgjenike ndodh, si te meshkujt, ashtu edhe tek femrat. Tek femrat kërkohen ekzaminimet hormonale si testosteroni apo dehydroepiandrosteroni, sepse kjo patologji mund të shoqërohet edhe me shqetësime të tjera, si: cikël menstrual i çrregullt, infertilitet, akne, virilizëm. Trajtimi: aplikohet solucion minoxidil, lokalisht 2% dhe 5% në zonën e kokës ku ka rënie flokësh, ndërsa te meshkujt përdoret edhe finasterid 1 mg çdo ditë, – mjekime këto që duhen dhënë dhe ndjekur nga mjeku dermatolog.

Trichotillomania
Trichotillomania është një patologji që ka të bëjë me një ndjenjë kompulsive për të shkulur flokët dhe ka lidhje me çrregullime kompulsive psikike. Këta persona, duke e realizuar vetë shkuljen e flokëve, qetësohen nga kjo lloj ndjenje dhe në njëfarë mënyre shkarkojnë stresin që përjetojnë. Flokët në zonat ku shkulen janë të rrallë, por duken mjaft folikuj flokësh, gjë e cila të ndihmon ta diagnostikosh saktë këtë patologji. Zakonisht vihet re tek adoleshentët apo edhe te fëmijët, dhe rënia e flokëve në këtë rast nuk ka shkaqe organike, por mbrapa saj fshihet një çrregullim psikik, që mund të vijë si rezultat edhe i përjetimit keq të situatave të vështira. Mjekimi në këtë rast bëhet në bashkëpunim me mjekun psikiatër.

Tags: dermatologiafloketRenia e flokeve
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post

EKSKLUZIVE / VALBONA ÇOBA: Tashmë jemi pesë

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera