Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Paul Rudd është zyrtarisht seksi! Ndërsa reagimi i tij është epik (dhe s’mund të ishte ndryshe)

11/11/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Paul Rudd është zyrtarisht seksi! Ndërsa reagimi i tij është epik (dhe s’mund të ishte ndryshe)

Paul Rudd është zyrtarisht seksi.





Në moshën 52-vjeçare, aktori karizmatik i Hollivudit është shpallur mashkulli më seksi në botë sipas revistës People. Ky lajm u bë publik në shfaqjen e së martës “The Late Show With Stephen Colbert”.

Aktori i “Clueless” duket se ka plane të mëdha tani që ka marrë titullin e “madh” si burri më seksi në planet.


“Shpresoj që tani, që më në fund do të jem i ftuar në disa nga ato darkat seksi me Clooney dhe Pitt dhe Michael B Jordan. Dhe mendoj se do të kaloj më shumë kohë në jahte. Jam i emocionuar që do të zgjeroj jetën time të jahteve. Dhe ndoshta do të përpiqem të përmirësohem teksa meditoj në kërkimin të dritës. Më pëlqen të meditoj. Mendoj se kjo do të më ndihmojë të bëhem më i thellë dhe misterioz. Dhe unë jam duke e kërkuar këtë gjë”.

Paul pohoi për “People” se i vetmi person që i tha për titullin para kohe ishte gruaja e tij me të cilën ka 20 vite i martuar Julie Yaeger.

Për reagimin e saj ndaj lajmit, aktori tha: ‘Ajo ishte e trullosur. Por ishte shumë e ëmbël. Pas disa qeshjeve dhe trullosjeve, ajo tha ‘Oh, ata e kuptuan më në fund”. Dhe kjo ishte diçka shumë e ëmbël. Ajo ndoshta nuk po thoshte të vërtetën, por çfarë do të thotë?”, ka treguar aktori, i cili njihet për humorin dhe natyrën e tij karizmatike.

Paul dhe Julie kanë dy fëmijë së bashku, djalin Jack, 17 vjeç dhe vajzën Darby, 12 vjeçe.  Paul tha se ai e konsideron veten një burrë familjar mbi të gjitha.

Rudd aktualisht është pjesë e serialit “The Shrink Next Door”, ku luan krahas aktorit komik Will Ferrell si dhe së shpejti do të shfaqet në ekranin e madh të kinemasë me “Ghostbusters: Afterlife”.

Titulli “Sexist Man Alive” ka qenë një element kryesor i revistës “People” për dekada të tëra. Që nga viti 1985, ka pasur 32 burra të ndryshëm që e kanë mbajtur krenarisht këtë titull. Mel Gibson (1985) ishte i pari, Michael B. Jordan (2020) ishte i fundit  dhe mes tyre burrat më seksi që na ka sugjeruar “people” kanë qenë George Clooney (1997 dhe 2006) Dwayne Johnson (2016), Brad Pitt (1995 dhe 2000), Ben Affleck ( 2002), John Legend (2019), Channing Tatum (2012) dhe, po, Blake Shelton (2017).

Ekskluziviteti filloi shumë thjesht, edhe pse jo shumë mund të debatonin me John F. Kennedy Jr. si një tjetër zgjedhje e hershme,  por kjo gjetje u shndërrua në një biznes të madh për botim. Stafi i revistës shpenzon pjesën më të madhe të vitit duke planifikuar për zbulimin e personit me seksi dhe ka bashkëpunimin e yllit të kopertinës, i cili intervistohet dhe dhuron edhe një sesion fotografik për gjithë fansat./revistawho.com

Tags: burri me seksipaul rudd
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!
Breaking News

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!

02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”
Breaking News

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”

02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri
Breaking News

Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin
Breaking News

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin

02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
Next Post
Iku nga “Big Brother Vip” dhe shfaqet në Klan. Çfarë do të bëjë Igli Zarka?

Iku nga "Big Brother Vip" dhe shfaqet në Klan. Çfarë do të bëjë Igli Zarka?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera