Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pendohet Sara Kapo, i kërkon falje publike Edi Ramës: Kam simpati për ty!

19/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Pendohet Sara Kapo, i kërkon falje publike Edi Ramës: Kam simpati për ty!

Para dy ditësh Sara Kapo publikoi një status, ku i kërkonte llogari Kryeministrit për mungesën e energjisë elektrike.





“Edi Rama, kam tërë ditën pa drita! 1. A do vijnë? 2. A jeni në terezi?! Turp!! 3. Faturën e ilaçeve ta sjell me mail.”

Është ky statusi që u bë “lajm i ditës” për shumë portale, ndërsa më pas në media pasoi një tjetër lajm, ku thuhej se e vërteta është se Sara Kapo rezulton me borxhe ndaj OSHEE për fatura të papaguara që prej shtatorit, kjo është dhe arsyeja e shkëputjes së energjisë elektrike. E kontaktuar nga Jeta Osh Qef, Sara Kapo ka sqaruar të gjithë situatën dhe si gjithnjë, është treguar e vërtetë duke dhënë detaje për këtë “revoltim” të momentit të saj që u bë lajm në çdo portal. Fillimisht Sara sqaron se postimi i saj, të cilin ajo s’e priste aspak të bënte bujë dhe bëhej lajm, ishte thjesht një revoltim i momentit dhe jo një “kritikë e ashpër ndaj qeverisë”. Pra, Sara pohon se mediat e ekzagjeruan për këtë postim që ishte thjesht një revoltim i momentit edhe për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, ndërsa pranon se kishte kaluar afati për të paguar energjinë elektrike dhe kjo për shkak të pavëmendjes. Sara Kapo shkruan për JOQ se kërkon falje publikisht për këtë incident, ndërsa shton se është penduar për postimin e saj pasi e quan “budallallëk të shkruash çdo hall në FB”. Gjithashtu, Sara ka edhe një koment për gazetarët, për të cilët shprehet se nuk i pëlqen aspak mënyra se si i përcjellin lajmet.


Më poshtë reagimi i plotë i Sarës për Jeta Osh Qef:

Me falni se tani e kam parë këtë mesazh .  vërteta është se në radhë të parë nuk e kam “kritikuar kaq ashpër” qeverinë, po që…zakoni i portaleve për të ekzagjeruar çdo gjë që ndodh, kur dua të kritikoj, ju e dini shumë mirë se si i bëj shkrimet. Për kryeministrin kam patur dhe kam shume simpati, pavarësisht nervave te momentit jo drejtpërdrejt me të. Është e vërtetë që kishte kaluar afati për të paguar dritat, gjë që unë nuk e dija nga pavëmendja dhe se nuk merrem unë çdo muaj me këtë gjë, u gjenda vetëm, pa ngrohje, në një ditë shumë shumë shumë të keqe, e sëmurë me 40, ethe, dhe absolutisht trishtim dhe nerva me mendjen që nuk kisha drita padrejtësisht. Arsyeja madje pse e kam parë tani mesazhin është se sot jam në gjendje të shkruaj apo të flas si normalisht (pak a shumë). Njerëz jemi, gabojmë, dhe ndihem absolutisht keq që kam fajësuar qeverinë pa shkak, publikisht dhe kërkoj falje për këtë gjë, njerëz jemi, marrim kot ndonjëherë. Nga ana tjetër kjo tregon se kryeministri sheh se çfarë thonë njerëzit dhe reagon, pavarësisht se nuk ma mori mendja kurrë se do bëhej ndonjë bujë kaq e madhe, po si gjithmonë, alla shqiptarçe, hajde bëjmë çdo pordhë lajm. Statusin e kam fshirë shumë shpejt, sepse sido të ishte puna, budallallëk është të shkruash në FB çdo hall që ke. Do e kisha sqaruar më parë këtë gjë, por siç ju thashë nuk kam qenë në gjendje , dhe 2 nuk kam asnjë portal në FB, që ta merrja vesh çfarë kishte ndodhur. Akoma nuk më besohet që 3 rreshta bëjnë lajmin e ditës në Shqipëri, po ç’rendësi ka kjo! Nëse do e publikoni këtë gjë, ju lutem të gjithin dhe jo vetëm ndonjë titull sa për të hapur njerëzit linkun. Nuk e di nëse gazetarët e kanë personale me mua, që të më nxjerrin si një person super negativ, apo banal, por nuk më pëlqen aspak! Nuk e di se ç’bëjnë me të tjerët por nuk është e drejtë aspak sepse mesazhet me lloj­ lloj fjalori i vijnë ksaj 22­vjeçares këtu, jo atyre që shkruajnë nëpër zyra përball një PC. Gjithsesi ju falënderoj që morët në konsideratë versionin tim. Me mire të kërkoj falje, siç është për t’u bërë, me qytetari dhe mirëkuptim, se sa të mashtroj pa asnjë arsye dhe të nxjerr vrer kot.

Tags: Sara kapo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Next Post
Flori zbulon surprizën: Ledri, bëhu gati për bashkëpunim

Flori zbulon surprizën: Ledri, bëhu gati për bashkëpunim








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera