Revista “People”ka përzgjedhur aktorin Chris Evans si burrin më seksi të vitit 2022. Përzgjedhja u shpall në “The Late Show With Stephen Colbert”.
Evans, i cili për gati një dekadë luajti Captain America në filmat superheronjve të Marvel merr stafetën nga aktori i njohur Paul Rudd.
“Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur,” tha aktori për revistën ‘People’. Ajo është krenare për gjithçka që bëj, por kjo është diçka për të cilën ajo mund të mburret me të vërtetë.”








