Adelina Tahiri është bërë nënë prej muajsh dhe ka hequr dorë nga muzika, duke ju përkushtuar familjes, por vëmendja ndaj saj nuk është zbehur. Fansat e bukuroshes vazhdojnë ta ndjekin dhe të flasin për të, sidomos kur poston foto në ‘Instagram’.
Adelina njihet për jetën shumë luksoze që shpesh e pasqyron në profilin e saj. Edhe sot ajo ka publikuar një foto nga dhurata e fundit që i ka bërë bashkëshorti. “Për mua çdo ditë është 8 mars. Dashuria ime”,-shkruan ajo duke ju referuar bashkëshortit, i cili ka zgjedhur ta surprizojë me një parfum të shtrenjtë.
Adelina po e shijon në maksimum çdo moment, sidomos pasi u bë nënë për herë të parë e një djali që quhet Jon. /revistawho.com