Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Për barazinë gjinore

13/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Për barazinë gjinore

Reconnect, Code like a girl, Politika e Lejes së Lindjes dhe Politika për dhunë në familje e prezantuar së fundmi nga Vodafone,  janë disa nga programet, që kjo kompani i ka dedikuar fuqizimit të grave, dhe promovimit të barazisë gjinore në ambientin e punës.





Në vijim të prezantimit të kësaj politike të re, Vodafone Albania organizoi një diskutim të hapur mes punonjësve të saj dhe një paneli ekspertësh nga institucionet shtetërore, media, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Aktiviteti u hap me një histori reale të shkruar nga një vajzë e re, e prekur nga dhuna dhe rrëfyer nga aktori Lulzim Zeqja.


Drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris falenderoi pjesëmarrësit dhe ndau me ta angazhimin e Vodafone për barazinë gjinore dhe ofrimin e mundësive të barabarta në ambientin e punës.  Ai u shpreh se politika e prezantuar së fundmi nga Vodafone për përkrahjen e punonjësve të prekur nga dhuna në familje, i shtohet listës së gjatë të iniciativave dhe programeve që Vodafone ia dedikon fuqizimit të grave dhe promovimit të barazisë gjinore. Programe si Reconnect, Code like a Girl, Politika e Lejes së Lindjes, etj. janë shembull i angazhimit të Vodafone në komunitetet ku operon. Ai theksoi se Vodafone nuk do ndalet këtu dhe së shpejti do prezantojë zgjidhje të reja në ndihmë të komunitetit, falë oportuniteteve të panumërta që të ofron teknologjia.

Paneli i ekspertëve u përfaqësua nga zv. ministrja e Brendshme znj. Romina Kuko, gazetarja znj.Eni Vasili, përfaqësues nga UN Women Albania, znj. Erisa Çela dhe znj. Alba Agolli, mjeku psikiatër dhe psikoterapeut z.Neli Demi dhe drejtoresha e shoqatës “Të ndryshëm, të barabartë”, znj. Marjana Meshi. Diskutimi interaktiv i drejtuar nga gazetarja Zefina Hasani, trajtoi aktualitetin e këtij fenomeni në vendin tonë dhe dha mesazhe të forta për rolin kyç që secili institucion, kompani apo shoqëri civile ka në minimizimin e rasteve të dhunës në familje.

Prezantimi i kësaj politike të re e rendit Vodafone si një nga kompanitë e para në nivel global që i dedikon një politikë përkrahëse këtij fenomeni social, që edhe në vendin tonë kap shifra të konsiderueshme të prekurish. /revistawho.com

Tags: barazia gjinoreVodafone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
Jennifer Lopez fotografohet për herë të parë pas lajmit të fejesës, vëmendjen e tërheq unaza

Jennifer Lopez fotografohet për herë të parë pas lajmit të fejesës, vëmendjen e tërheq unaza








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera