Në familjen e Gjikos dhe Elitës 20 shkurti është ditë feste. I vogli i tyre Zëri feston 4-vjetorin e lindjes. Urimet kanë qenë të shumta në rrjet nga miqtë dhe të afërmit. Elita ka ndarë disa momente nga ditëlindja e të birit Zërit bashkë me shokët e shoqet e tij. Kujtojmë se Elitën që nga fillimi i “Big Brother Kosova” e shohim si moderatore në “Big Talk” dhe ky ishte rikthimi i saj i parë pas lindjes së dy fëmijëve, Zërit dhe Botës.








