Një fanse ka surprizuar Eugent Bushpepën gjatë përgatitjeve për Eurovizion. Ajo i kishte blerë një dhuratë dhe kishte mësuar fjalët shqip për t’i thënë: “Ke këngë shumë të bukur”. Këngëtari është ulur në gjunjë pasi ajo ishte në karrike me rrota dhe e ka falenderuar duke i thënë: “Shpresoj të më sjellë fat dhurata jote”.
Gjatë konferencës për shtyp, gazetari britanik tha se kënga e Bushpepës është kënga shqiptare më e bukur e prezantuar ndonjëherë në “Eurovision”, ndërsa gazetari polak e cilësoi si këngën më fenomenale të “Eurovision-it” këtë vit.
Ndërkohë, faqja e internetit “Wiwiblog”, që merret me të gjitha performancat e “Eurovision”-it, shkruan se rokeri shqiptar kapi notat e tij më të arta pa iu dridhur aspak zëri. Me kërkesën e gazetarëve Eugenti performoi “live” gjatë konferencës për shtyp./revistawho.com