Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Për fat në Berat në Festën e Verës!

Në datat 13, 14, 15 tetor shkojmë të gjithë në Berat!

12/10/2023
in Breaking News, Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Për fat në Berat në Festën e Verës!

O Berat që pate fat! Prit pak, këtë fundjavë, më 13,14, 15 tetor fatin e ke ti në dorë. Berati të fton në festivalin e verës “Wine&Stories of Berat”, mes magjisë së qytetit dhe shijes magjike të verës. Gjithçka është gati, shtëpizat, skena e festivalit dhe vera, argëtimi, dhe ushqimi i mirë po të presin ty. Berati numëron numrin më të mëdha të kantinave në Shqipëri, që sigurisht në “Festën e Verës” të presin t’i degustosh një  e nga një. Por jo vetëm kaq. Në festival do të jenë kantina nga e gjithë Shqipëria, Kosova por edhe nga Italia.  Çfarë do të bësh në 3 ditë? Oho, një pafundësi gjërash.





Në ditën e parë e nis me panairin e verës, në në pasyqrim të llojeve të saj, më pas “Konkursi i Verës”, orët do të kalojnë pa e vënë re dhe dëshira për të parë çdo cep të qytetit, me një gotë verë në dorë do të rrisë dozat, mos harro ceremoninë hapëse, dhe sigurisht në fund të ditës koncertin që do ta “djegë” qytetin. Dj Vikchy, Rea Nuhu dhe Kida, për një mbrëmje të paharrueshme.


Kaq ishte? Joooo!

Dita e dytë nis me “Konkursi i Verës”, në bazë të të cilit vihen verërat që marrin pjesë në festival, ka shije magjie në çdo orë. Më pas panairi i verë që e vijon magjinë, por prit pak? I ke provuar turet e degustimit? Ka tur për prodhimin e djathit, reçelit dhe glikosë, fiqve të thatë dhe vajit të ullirit, ky i fundit një mrekulli tjetër e Beratit. Riktheheni në “Konkursi i Verës” dhe në fund relaksi, adrenalina, të gjitha ndjesitë bashkë në koncertin e natës së dytë. DJ Benito, grupi Burn dhe Ledri Vula, flakë-flakë-flakë.

Në ditën e tretë dhe të fundit, të dielën e artë, Berati do ta bëjë të paharrueshme. Nis me Masterclass-in në të cilin do të mund të njiheni me Darrel Joseph, kritik ndërkombëtar i verës, Timohir Purisic, sommelier me përvojë 18-vjeçare në industrinë e hotelerive në Kroaci, Celeste di Lizio, someliere dhe njohëse e mirë e fushës së hotelerisë dhe turizmit dhe Rudy Rinaldi, sommelier i njohur italian. Një përvojë e paharrueshme. Panairi i verës vazhdon, më pas turet e degustimit, shpallen fituesit e konkursit të verës dhe sigurisht qershia mbi tortë, koncerti, Zaava dhe Offchestra.

Tri ditë mrekullie në Beratin e dritareve, shijes, traditës, në Beratin e magjisë që zgjat e zgjat e zgjat përgjithmonë. Kujtimet e vjeshtës krijoi në “Festën e Verës”, në Berat me fat.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
Next Post
“Ne po i thyejmë rregullat”, urimin e veçantë të Angelës për ditëlindjen e bashkëshortit duhet ta lexoni patjetër!

“Ne po i thyejmë rregullat”, urimin e veçantë të Angelës për ditëlindjen e bashkëshortit duhet ta lexoni patjetër!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera