Tre zemra në një foto me vajzën. Çfarë ka dashur të thotë gazetare e njohur, Ilva Tare, me këtë mesazh? Mendohet se dy zemrat janë për vogëlushen dhe Ilvën, ndërsa e treta për bebin që ajo mban në bark. Miqtë e saj të afërt e kanë konfirmuar këtë shtatzëni për TiranaPost, duke u shprehur se muajt e parë kanë kaluar pa asnjë problem. Në fakt dyshimet kanë qenë prezente gjithmonë, teksa shihje veshjet e gjera të gazetares e që tashmë na bëhet shumë qejfi për ëngjëllin e vogël që rritet brenda saj. Redaksia e Who i uron Ilvës shtatzëni sa më të mbarë!