Pasi u eliminua nga *Big Brother Albania VIP 4* në një nominim të drejtpërdrejtë me Egli Takon – të cilin ajo e kishte zgjedhur vetë – Xum Allushi ka bërë reagimin e tij të parë në një intervistë për “Shqipëria Live”.
Gjatë bisedës, ai preku temat më të komentuara nga publiku, si ndjenjat ndaj Eglit dhe marrëdhënien e tij me Olsi Bylykun, që u përfol për shkak të një fotoje të vjetër që qarkulloi në rrjet.
“Allushi shpjegoi se fotografia është shkrepur para 9 vitesh dhe sqaroi se nuk ka pasur asnjëherë shoqëri me ish-partnerin e Eglit. “Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim,” tha ai, duke mohuar çdo lidhje me Bylykun.
Xumi gjithashtu foli për ndjenjat që ka pasur ndaj Eglit gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme. “Eglin e kam njohur nga jashtë pasi ia kam dëgjuar dhe këngët e saj. Nuk jam penduar për asgjë në BBV4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy: ‘Unë nuk jam i dashuruar me ty,’ i kam thënë ‘ndjej për ty,’” u shpreh ai.
Një tjetër moment që Xumi adresoi ishte shprehja e tij e famshme “Do fik dritat e shtëpisë së Big Brother VIP 4,” e cila u bë virale në rrjetet sociale dhe frymëzoi një sërë memesh.
“Ka qenë në kuptimin metaforik. Dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton,” tha Xumi, duke theksuar se e konsideron eksperiencën e tij si një fitore personale. “Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi,” përfundoi ai.