Duket se aktores Luisana Lopilato dhe këngëtarit Michael Buble po i rikthehet buzëqeshja në familjen e tyre. Djali i tyre u diagnostifikua e kancer në nëntor të vitit të kaluar. Për herë të parë pas kaq shumë kohësh Luisana Lopilato ka postuar një foto me djalin nga një ditë e tyre në plazh. “Teksa ai më hedh rërë, unë shijoj të qeshurën e tij”, -shkruan ajo. Muajin e kaluar aktorja argjentinase konfirmoi se djali po shërohet. “Faleminderit Zot, djali im është mirë. Tani e çmoj më shumë jetën”, -tha ajo./revistawho.com